Vogëlushja 7-vjeçare i dërgon letër Babagjyshit, por kërkesa që ka të prek shpirtin

I eshte plotesuar deshira nje vajze te vogel e cila i ka kerkuar ndihme Babagjyshit te Vitit te Ri per familjen e saj.

Shtëpi dhe ushqime për të ngrënë ishin ato qe i kerkonte 7 vjeçarja nga Liverpooli, Angli babagjyshit.

Siç shkruan BBC, letra është gjetur në një kuti postare në prag të Krishtlindjeve në Qendrën e komunitetit në Everton, Liverpool. Këshilltari i këtij komuniteti, Gerard Woodhouse, i cili e hapi këtë letër tha se “ishte aq shqetësuese për ta lexuar”.

“I dashur babagjysh. A mund të më ndihmosh. A mund të kemi një shtëpi për Krishtlindje. Mami ka dëshirë të jemi të gjithë bashkë. A mund të kemi edhe pak ushqim, dhe a mund të kem unë edhe një kukull të bukur për Krishtlindje? Faleminderit”, kishte shkruar 7 vjeçarja.

Letra u tregua kur ekipi në qendër të komunitetit filloi të dekoronte ambientin për sezonin festiv.