Voltana Ademi e nis vitin me një tender marramendës, zbulohen detajet



Voltana Ademi e nis vitin me një tender marramendës në shifër financiare, ndërsa bashkia që ajo drejton po përballet me një emergjencë natyrore dhe paralelisht me krizë të shtuar financiare që është ndikuar nga pandemia Covid 19.



Ajo ka çelur ditët e fundit në agjensinë e prokurimeve publike as më shumë dhe as më pak, por tendertin me vlerë afro 130 milion lekë të vjetra, i cili ka të bëjë as më shumë dhe as më pak por me ndërtimin e një trotuari në hyrje të Shkodres, pikërisht në rrugën nacionale që lidh qytetin me Tiranën, në zonën e Bahçallekut.



Investim ky jo vetëm i ekzagjeruar në aspektin financiar, por dritëshkurtër sa i përket planit zhvillimor të qytetit dhe nevojës emergjente që Shkodra. Voltana Ademi e di fare mirë që deri tek ura e Bahçallekut qyteti ka daljen me 4 korsi, dy hyrëse dhe dalëse, e që nga ura e në drejtim të Berdicës ajo ngushtohet me vetëm 2 korsi. Kjo ka qënë në vazhdimësi burim trafiku dhe kaosi që vecanerisht në muajt e verës dhe fundviti, kur shtohen ardhjet e mjeteve në qytet, është prezent.

Prej vitesh ndër planet afatmesme dhe afatgjata është diskutuar nga qeveritë që duhet zgjeruar hyrja e qytetit, ku përfshihej edhe ndërtimi i një ure të re mbi Drin. Investim që herët apo vonë duhet realizuar me emergjencë, e që në rastin e trotuareve që do të ndërtojë Ademi, ato dalin tërësisht jashtë loje, sepse një zgjerim i rrugës do të kërkonte prishjen e tyre.

Por a e ka marrë parasysh Ademi këtë dhe kush janë specialistët urbanistik që e sugjerojnë dhe i japin miratim për një investim të tillë që kap miliona lekë? Këtë askush nuk e thotë, sepse sic ndodh rëndom, ajo vepron sipas standarteve të saj dritëshkurtra, e që janë qoka e radhës elektorale.

Jeta e qytetarëve në zonën e Bahçallekut është shumë më e rëndësishme se cdo gjë tjetër dhe në 4 vite ajo e neglizhoi shqetësimin që ato kishin, por përpara se të shkonte tek trotuari, Ademi duhej të kishte frenuar ndërtimet pa leje dhe në mënyrë abuzive që janë bërë në këtë zonë, e më pas të mendonte për më gjatë. /ShkodraNews