Voltana Ademi ‘lan duart’, i lë në mes të rrugës 150 punonjesit e saj që janë në prokurori prej urdhrit të saj

Voltana Ademi ka zgjedhur te laje duart duke u fshehur pas “sulmeve” ne rrjetet sociale per ceshtjen e rreth 150 punonjesve te saj qe kane perfunduar ne dyert e prokurorise per zgjedhjet e 30 qershorit, me 2 akuza te ngritura mbi to. Regjisorja dhe skenatistja e rezistences ndaj qeverise qe nga kyçja e shkollave e deri tek perplasjet ne KZAZ apo fotografimi i votuesve ne 30 qershor, u kthye me vone, pra 8 muaj pas zgjedhjeve, ne paditesen e punonjesve te saj. Ne formen me te turpshme kryetarja e bashkise, duke tentuar te fshihet pas argumentave boshe e duke gjetur kundershtar imagjinar per te sulmuar, largon vemendjen nga vetja. Voltana Ademi tu tregoje pike se pari punonjesve perse dergoi listen me emrat e tyre tek policia? Se dyti te sqaroje cili eshte pozicioni i tyre si vartes dhe asaj si urdheruese deri ne urdherat per largim nga puna? Se treti Ademi te mos fshihet pas statuseve facebook-iste, por te kete guxim ti takoje keto punonjes e t’jua thote ne sy tradhetine qe rrezikon ti denoje, nese jo me burg me ndonje gjobe apo njolle teresisht te panevojshme ne sistemin e drejtesise. Burime per shkodraneës kane bere me dije se nga hetimet e deritanishme dhe deshmite e personave te perfshire ne kete proçes, rezulton se pjesa me e madhe e tyre kane treguar se urdherat per cdo veprim i kane marre nga kryetarja e bashkise. Gjithashtu ato kane deshmuar se ndaj tyre ka patur kercenime per vendin e punes. Si do ti pergjigjet Ademi ketyre akuzave dhe faktit qe pasi i tradhetoi me nje liste pabesie, tashme me paturpesi del dhe i “mbron” me nje status facebook-u qe me shume se asgje, i hedh zjarrit benzine sesa shuan apo sqaron dicka. Tradhetia e madhe e kryebashkiakes duhet te jete nje kembane alarmi edhe per PD dhe vete kryedemokratin Basha, qe te kuptoje fytyren e vertete te gruas qe ne 4 vite i besoi shkaterrimin e Shkodres./ShkodraNeës