Voltana Ademi me shpatulla pas muri/ Plas sh.erri në Asamblenë e KF Vllaznia, detate dhe akuza të forta

Debate, sulme dhe akuza ishte gjithçka çfarë prodhoi mbledhja e parë e asamblese së KF Vllaznia nën përbërjen e këshillit të ri  socialist të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit. Ndryshe nga linja e ndjekur në këshillin bashkiak ku të majtit po i mbajnë lojën Voltana Ademit dhe bashkëpunimi me të ka ecur më së miri në këto mbledhje, këtu duket se gjërat janë më ndryshe. Sinjali i parë, megjithëse edhe ky i dakortësuar në heshtje mes palëve sipas burimeve në bashkinë Shkoder, u dha me rrëzimin e pikës së parë atë për miratimin e pasqyrave financiare. Këshilltarët nuk ja dhanë votën kësaj pike duke shkuar me tej, pasi ata kërkuan jo vetëm llogaridhenie por edhe lançuan nismën për një hetim mbi financat për vitet 2017, 2018 dhe 2019. Interesi ishte i ulët nga një kuorum i plotësuar me sforco, por ata pak këshilltarë që folën nën kontekstin e sulmeve lanë të kuptohet shumëçka. Socialistët e këshillit bashkiak po bëhen gati të ndërhyjnë tek Vllaznia dhe ndryshimet e para duket se do të jenë nga administratori e më pas tek pjesa tjetër e kupolës drejtuese. Kështu me votat që i kanë të paprekura, si shumicë ata vënë me shpatulla pas muri në një tjetër pikë kyçe Voltana Ademin. E nëse asambleja hedh hapin e parë, shumë mirë këtë gjë mund ta bëjë më vonë edhe këshilli me të tjera ndërmarrje, ku e radhës mund të jetë ajo e ujësjellës kanalizime. Megjithatë duke i qëndruar asamblesë së KF Vllaznia, të njëjtat burime saktësojnë për shkodraneës se i gjithë ky skenar po bëhet jo vetëm për të futur duart tek klubi që të ketë më shumë kontroll, por edhe për të rrëzuar disa lidhje të krijuara ndër vite në këtë sektor, që janë diskutuar jo pak. Por për të shkuar deri atje, ka ende shumë punë, pasi asambleja e KF Vllaznia së pari duhet të unifikojë zërin, të hedhë hapin e parë të nisjes së hetimeve sic kërkoi këtë të hënë dhe në fund të nis lëvizjet konkrete. Sulmet e para ndaj menaxhimit, drejtorit teknik të Vllaznisë apo edhe mënyrës se si Voltana Ademi ka drejtuar në këto 4 vite klubin në cilësinë e presidentes, mund të jene vetëm shenja e parë e eres së ndryshimeve që të majtit mund të kenë programuar për Shkodrën, që edhe pse u fitua në 30 qershor, ende vijon të drejtohet nga demokratja në detyrë Ademi./ShkodraNews