Voltana Ademi po përgatitet të hyjë në zgjedhje si e pavarur

Ne nje kohe qe partia demokratike po e artikulon me force faktin se ne 30 qershor nuk do te kete zgjedhje vendore, duket se kesaj force politike nuk do ti mungojne surprizat. Pertej deklaratave te Lulzim Bashes, ata qe diten ulen perballe tij, e flasin per aksion opozitar, naten po veprojne qe te ndodh e kunderta.

Mesohet se kryetarja e bashkise ne detyre Voltana Ademi po pergatitet qe te hyje ne zgjedhjet vendore edhe pertej faktit nese do te hyje apo jo PD ne kete proçes. Stafin e ngushte Ademi po e pergatit qe te hyje ne zgjedhje si e pavarur. Kete fakt ajo e ka shprehur madje me krenari duke ju kujtuar se 4 vite me pare ate numer votash qe ajo mori e kishte fale merites personale dhe jo angazhimit te partise. Nje qendrim qe ne fakt ngjan me shume se absurd per sa kohe qe Ademi veten e testoi nen kete sigel partie pasi e vetme veshtire se do te merrte vota as per te dale keshilltare bashkiake.

Ne gjithe kete amulli te krijuar ajo po mundohet te perfitoje ne te gjitha format dhe drejtimet. Ngushellues Ademin e ben fakti se bashkine e ka kthyer ne sektor punesimi, me mbi 1 mije te kontraktuar qe paguhen me taksat e qytetareve. Pakenaqesite jane rritur tek Ademi pasi i kane mberritur zerat se Basha nuk do ta rikandidoje dhe tani po hedh tezat e kandidimit te pavarur per te kercenuar. Eshte ky nje presion i hapur qe ajo do te beje ndaj Bashes dhe strukturave te PD, per te perfituar nga ajo qe mbetet.

Gara si e pavarur edhe vete Ademi e di qe eshte as me shume dhe as me pak por vetevrasja e saj politike. Se sa do te kete guxim ta hedhe kete hap qe artikulon mbetet te shihet. Nje gje eshte e qarte qe edhe ne daljet e meparshme kur fliste per djegie mandatesh edhe te kryebashkiakeve apo pershkallezim te reagimit, ajo e bente sa per loje pasi per te pushteti dhe perfitimi deri ne fund mbeten prioritare dhe kete po e deshmon cdo dite me veprimet e saj./ShkodraNews