Voltana Ademi shpik tender mbi tender, ja format që po gjen për të shpenzuar paratë e Bashkisë

Në ditët e fundit të pushtetit Voltana Ademi po gjen të gjitha format për të shpenzuar para, duke shpikur tender mbi tender, vetëm e vetëm që arkën të mund ta boshatisë sa më mirë, që pasardhësi të gjendet në vështirësi financiare.

Mund të duket e çuditshme por kryebashkiakja në detyrë ka çelur për muajin gusht tender për rikonstruksionin e rrugës “Cen Broja” me fond 7milion e 274 mije e 408 Leke.

Deri në këtë pikë cdo gjë duket në pamje të parë normale, por menjëherë pas këtij tenderi ajo hap një të dytë, këtë herë për rrugën e re që do të rikonstruktojë, do t’i bëjë edhe mbikqyrje punimeve me objekt “Rikonstruksion Rruga Cen Broja” , ku këtë herë fodni që hedh për këtë projekt është 140 mijë e 183 leke pa TVSH.

Se cila është logjika e mbikqyrjes së punimeve kur investimi po bëhet i ri, e di më mirë vetëm Voltana Ademi, pasi natyrisht që një proçes i tille do të duhej të kryhej pa para nga inxhinjerët dhe specialistët në bashki, që paguhen për këtë gjë nga paratë e shkodraneve.

Por kjo gjë nuk është e volitshme për Ademin që do të shpenzojë cdo para dhe të shkundë deri në qindarken e fundit arkën e bashkisë, duke mos ikur “e pezmatuar” që nuk i ngrohu firmat pranë saj, që në 4 vite i furnizoi me tendera pa fund, e ku shumë prej tyre investuan përciptas e me standarte qesharake.

Të gjitha këto hapa që po ndiqen në këto ditë të fundit të mandatit do të duhet pa frike te jenë objekt hetimi dhe të behet transparenca e plotë e parave te shpenzuara. /ShkodraNews/