Voltana Ademi tashmë zyrtarisht kryebashkiakja socialiste e Shkodrës, ja faktet

Voltana Ademi do te jete ne krye te bashkise Shkoder deri ne 2020, por tashme zyrtarisht duke perfaqesuar zerin e socialisteve dhe jo te PD. Jane vete te zgjedhurit e majte ne keshillin bashkiak te 30 qershorit qe e pranojne nje fakt te tille, madje duke deklaruar se tashme qytetarja e pare e Shkodres ben cfare i kerkojne ato. Madje situata kapercen ne te tjera kufi, kur çokat e Ademit kane shkuar deri aty sa te nise te beje ndere me tendera e firma apo edhe punesime. Pritet qe favoret e Ademit qe tashme eshte bere e besuara e socialisteve te shkojne deri aty sa ka nisur korigjimet ne buxhet per te orientuar zerat ku duan ata, vetem e vetem qe te mos marre vote kunder ne fundvit. Paturpesisht e besuara e Lulzim Bashes i ka shqelmin kauzes se opozites dhe cdo aksioni te qytetareve demokrat vetem e vetem per karrigen e saj. Tashme nuk ka asnje cudi qe Ademi te mund te kerkoje te garoje edhe ne sigla te pavarura apo parti te vogla qe te shfrytezoje pushtet, per te mos rrezikuar hakmarrjen e Bashes dhe te demokrateve qe nuk e fshehin zhgenjimin e tyre me kete qe po ndodh./ShkodraNews