Voltana e bën të fortë, inauguron rrugën por harron… Ja projekti me të cilin po tallet e gjithë Shkodra

Skandalet me projektet e Voltana Ademit nuk kanë fund, e paturpësisht administrata e bashkisë shpërdoron paratë e taksapaguesve. Projektet pa krye të Ademit nuk janë më një risi, por tashmë po kapërcejnë kufinjtë e normales, vetëm e vetëm për të përfituar para më shumë. I radhës është ai i rrugës Drishtej që në muajin shtator, pra 3 muaj më parë u inaugurua si e përfunduar.

Por në dhjetor Ademit dhe stafit të saj projektues i kujtohet që rruga nuk ka të vendosura kasetat e ujesjellësit dhe prandaj rruga duhet rihapur.

E kur flitet për ndërmarrjen e ujesjellësit nuk mund të ketë kundërshtime, por madje duhet vepruar me shpejtësi. Kështu punonjësit kanë zbarkuar me dalta e çekiç duke hapur gropat për të vendosur këto kaseta, e Voltana Ademi duhet të ribëjë tenderin për të mbyllur më pas këto gropa.

Por kush mban përgjegjesi në këtë rast për këtë zbatim gjysmak që i shpërdoroi njëherë paratë e shkodraneve? Cilat janë masat ndaj firmes dhe vetë UKSH që kujtohet tani ta kryejë këtë detyrim? Për cfarë paguhen inxhinjerët dhe zbatuesit e bashkisë Shkoder kur hedhin në letër projektet e më pas i zbatojnë në terren?

Janë këto vetëm disa pikëpyetje të mëdha që Ademi asnjeherë përballë skandaleve që ka prodhuar nuk ka dënjuar tu përgjigjet. Tashmë është koha ta bëjnë të tjerët, pikërisht vetë qytetarët dhe organet ligjzbatuese, qe duhet të hetojnë për të tilla abuzime që ndodhin në mes të Shkodres dhe pa u shqetësuar nga askush./ShkodraNews