Voltana, kjo “trimëreshë” që i përulet të fortëve dhe i hakërrehet të dobtëve

Kur lojen e nis piset!

Ky eshte nje perkufizim qe i shkon me se miri kryebashkiakes se Shkodres Voltana Ademi dhe stafit te saj, ndersa te gjithe pame se si mengjesin e se henes u shperndane ne terren policet bashkiak, te asistuar nga policia e shtetit dhe AKU. Ngjanin sikur po fillonin nje aksion te gjere kunder krimit, por qe nuk ishte asgje me shume vecse nje goditje e ulet ndaj me te pambrojturve, ambulanteve qe nen veshtiresi te medha sugurojne jeten.

Sepse tashme eshte e ditur publikisht qe Voltana sulmon dhe ben te forten me te dobetit dhe te “fortit” e vertete i pershendet, ju kryen tendera e nderron rruge per te mos i pare kur kryejne shkelje te panumerta ne qytet, duke gllaberuar hapesirat publike.

Per asnje cast te vetem ajo nuk pati kurajon ta niste paster dhe haptazi kete aksion ndaj zaptuesve te vertete, atyre qe shkodres dhe shkodraneve u kane marre peng pedonalen, e nuk kane mundesi te bejne qofte edhe nje shetitje me familjet e tyre, pasi u duhet te bejne parade perpara tavolinave te lokaleve qe kane rrethuar cdo gje.

Ajo dhe bashkiaket e saj qe ne pjesen me te madhe te vitit nuk e kane kryer misionin e tyre per keto hapesira, sot serish nen masken e “komunikimit” treguan forcen me me te dobetit, ata qe e dijne se po kryejne nje shkelje nese duan ta quajne te tille, por e bejne nen barren e varferise, e kafshates qe per shume prej tyre mungon darkave.

Nuk jane shites luksi dhe as pronar lokalesh “vip”, por ambulant fshati qe shesin produktet e tokes qe i sigurojne me mund, te cileve pasi nuk ju ka siguruar asnje treg, Voltana ju versulet sikur te ishin armiq te popullit. E per te edhe mund te jene, pasi nje pjese e tyre e vune me vota ne ate karrige dhe sot nuk kane te drejte ti kerkojne tregje, as rruge, uje, pasterti.

Duhet vetem ti binden kamzhikut qe fshikullon pa meshire varferine dhe perkulet ne luksin e te pasurve dhe te forteve. Me keta e di qe luften e ka te humbur dhe prandaj kerkon te beje ligj dhe maliq, per te fshehur paaftesine qe e karakterizon ne drejtim dhe Shkodren perhere e me shume po e zhyt ne vorbulla te erreta. Hapesirat publike i duan te gjithe por jo duke qene njeri i njerkes dhe tjetri i nenes./ShkodraNews