Voltana kundër Bashës, i beson drejtësisë!

Perse shpejtoi te dale me nje deklarate Voltana Ademi, vetem pak ore pasi gjykata u shpreh permes vendimit per te liruar edhe 2 punonjesit e tjere te saj, te arrestuar ne kuader te operacionit “Akomoduesi 2”? Te lind kjo pyetje ndersa u pa qe per disa dite me radhe ajo zgjodhi te heshte por edhe te fshihet, per shkak se forcerisht punonjesit e saj po e refuzonin planin e saj per te penguar hyrjen e Valdrin Pjetrit ne bashki, ne gjysmen e muajit gusht, kohe kur parashikohet qe zyrtarisht ai te nise punen si qytetari i pare i Shkodres.

Zgjodhi kete forme te flase ne nje moment delikat, jo sepse ju dhimbsen punonjesit e arrestuar, por per nje plan me te lig qe ajo ka ne koke. Ishte kjo forma qe i duhej, duke u fshehur pas tastieres dhe ne rreshtat e nje deklarate me shume akuzuese, sesa nje procesi transparent, qe do te bente fare mire cdo i zgjedhur me ndergjegje te paster se te tijet nuk kane bere asgje.

E vetedijshme se te sulmosh mund te fitosh pike, keshtu beri edhe Ademi pikerisht atehere kur “fati” i solli ne duar nje zog per ta goditur. Ajo u versul te sulmonte Edi Ramen si shkaktarin e te gjithe kesaj, pasi ne grahmat e fundit te pushtetit qe ajo ka ne bashki, i duhet qe armiku i madh te jete ne qender te sulmeve, te pakten per te fituar sadopak pike tek partia e saj. Kur te gjithe kane nisur ta braktisin e duke mos pranuar ta ndjekin ne “marrine” e saj per pushtet, qe do te luftoje me kryeministrin dhe qeverine, ajo zgjedh jo te hape letrat ne tryeze, por vetem te sulmoje pa thene asgje, duke u sjellur tek frazat qe PD po perdor prej me shume se 5 vitesh, ne drejtim te kryeministrit dhe qeverise se tij.

Nese realisht Ademi mendon qe bashkine e ka drejtuar me transparence dhe nuk ka ne mes asnje “ngerc” apo akuze qe mund ta rendoje, fare mire mund te hapte letrat e te kerkonte hetim te thelluar, pse jo edhe nje bashkepunim me te forte me prokurorine, per sa kohe qe thote se beson ne “drejtesine” e vendit. Megjithese çuditerisht ka nje qendrim ndryshe me partine dhe kryetarin e saj Basha qe me te madhe akuzon per drejtesi te kapur e ne duart e Edi Rames dhe kupoles se tij.

Jane ditet e fundit te mandatit dhe asesi Ademi nuk ndjehet mire, asgje nuk e ka ne favor dhe kur do te duket apo te behet e gjalle, del me deklarata bllof e qesharake. Nese realisht punonjesve te saj u eshte mbetur ne qafe apo akuzat nuk qendrojne ate e thote drejtesia qe ajo beson dhe nuk ka perse te shpike “luftra” te reja me qeverine, vetem e vetem qe te bjeri ne syte e Lulzim Bashes, qe ai te kujtohet se frymon ende Ademi./ShkodraNews