Voltana mban me lekë kompanitë problematike të socialistëve (dokumenti)

Çuditë nuk kanë të ndalur në bashkinë Shkoder dhe tashmë Voltana Ademi nuk po ndalet duke larguar paratë nga qyteti që ajo administron, e duke ju a dhënë kompanive e firmave që operojnë në Tiranë, e ku bashkëdrejtues të tyre janë fëmijët e ish deputeteve socialist.

Kështu ka ndodhu edhe me akitvitetin e radhës që kjo bashki do të bëjë me teme “Festa e Trashegimise Kulturore”, ku fituese është shpallur PIK Creative shpk. Por Shkodranews duke parë këtë emer u interesua të mësojë diçka më shumë rreth aktivitetin të kësaj firme fituese dhe emrit që ajo ka, por sapo shkruan emrin e saj në fakt në pah të del një skandal që nuk ka nevojë për shumë komente.

“Pik Creative SHPK”, aksionere e së cilës është Amantia Peza, vajza e ish deputetit socialist Dashamir Peza është paditur dhe dënuar më pas nga gjykata e Tiranës në 2017-en, pasi ishte paditur nga aktorja Olta Gixhari, së cilës kjo firmë nuk i ka paguar realizimin e një reklame në vitin 2017. Dokumenti i dënimit nga ana e gjykatës së Tiranës, ku është përcaktuar edhe shuma e dëmshpërblimit në vlerën 6 mijë euro është ky: ……..

Duket se skandalet për Voltana Ademin nuk kanë të ndalur, pasi për të nuk ka shumë rëndësi zhvillimi i artit e kulturës në qytetin e Shkodres, por vetëm statistikat, pak rëndësi ka eksperienca apo imazhi i firmave që bëhen pjesë e të tilla thirrjeve publike që ajo bën. Natyrisht në këtë rast firma në fjalë nuk ka përse të paragjykohet për pagesën, pasi do të marrë, e nuk do të japë gjë!/ShkodraNews