Voltana në Tiranë, Shkodra ngelet pa ujë të pijshëm

Ne kufinjte e nje skandali mund te quhet ajo qe ndodh ne Shkoder. Prej pasdrekes qyteti eshte pa furnizim me uje te pijshem, ndersa Voltana Ademi dhe ndermarrja e ujesjellesit qe ajo ka ne varesi, eshte e gjitha ne Tirane ne proteste.

Asnje zgjidhje nuk eshte gjetur, ndersa nuk dihen shkaqet e defektit qe ka lene nje qytet te tere pa uje te pijshem, mallin jetik. Qytetaret edhe pse kane tentuar te mesojne mbi keto shkaqe, nuk ka kush tu pergjigjet pasi te gjithe jane ne kryeqytet dhe po presin rrezimin e Edi Rames.

Paturpesisht kryetarja e bashkise qe bashke me stafin e saj, paguhen nga taksat e qytetareve, vrapon ne Tirane per te protestuar, ndersa le qytetin mes problemeve e pa u dhene zgjidhje. Natyrisht ne nje vend demokratik Ademi nuk do te qendronte asnje minut ne krye te institucionit per keto skandale te perseritura dhe tallje qe ben me qytetaret, por per fat te keq ne Shqiperi ligji dhe maliqi jane vellezer qe suportojne njeri tjetrin.

Voltana ne mos ka ardhur do te jete rruges dhe te pakten te kujtohet pas protestes se ka edhe detyrime per te kryer, pasi neser poshte dritares se saj mund te gjendet perballe protestave te dhunshme dhe atehere pyetja qe lind eshte, si do ti perballoje dhe cili do te jete reagimi i saj?