Voltana nis boshatisjen e buxhetit të bashkisë, bën veprimin e turpshëm me rrugët

Ndodh edhe kështu, bashkia Shkoder për të gllabëruar sa më shumë para nga taksat e qytetareve hap tender për sistemin dhe asfaltim të rrugës nacionale pika Ada – By pass me vlerë 15 milion e 909 mijë e 508 lekë dhe paralelisht po për këtë aks, hap tender edhe për mbikqyrje të punimeve me vlerë 240 mijë e 402 lekë.

Se kush ja ka mësuar këto skema Voltana Ademit pak kush di të thotë, por një gjë është e sigurtë se në asnjë vend të botës kur jepet një tender për realizimin e një investimi, nuk ndodh që paralelisht të hidhen para shtese për mbikqyrje.

Në përmbyllje të investimit ekspertët e bashkisë nëse vlerësojnë se projekti nuk është zbatuar sipas parashikimeve thjesht nuk e marrin në dorëzim dhe kërkojnë riparimet e duhura, por jo të jepen të tilla shtesa mbikqyrjesh, në një kohë kur në lojë janë paratë e taksapaguesve, të cilët presin nga bashkia dhe kryetarja më shumë cilësi dhe investime, e jo më shumë përfitime personale, apo anekse tenderash që shkojnë për të mbushur xhepat e njerezve të afërt.

Investimi i këtij investimi që shkon në jo pak por 15 milion lekë të reja, apo 150 milion lekë të vjetra nuk është dicka dosido, prandaj është e pafalshme që të akordohen edhe 2 milion lekë të vjetra për mbikqyrje, kur ato para mund të shkojnë për riparimin e demtimeve të shumë investimeve të tjera publike që në Shkoder janë drejt degradimit të plotë.