Voltana nis “krehjen” e Shkodrës para ikjes, vendos barakë në mes të qytetit, por…

Në shkelje të plotë të ligjit dhe duke anashkaluar qoftë këshillin bashkiak dhe qoftë institutin e monumenteve, bashkia e Shkodrës ka vendosur në pedonalen Kole Idromeno, barakën qe do te shërbeje si dyqan suveniresh. E këtë “budallëk” tenton ta shesë si sukses, risi dhe model europian, qe gjendet në shume pedonale te shteteve të zhvilluara.

Natyrisht që po gjendet, por në nje tjeter hapësire, forme dhe përdorim, qe nuk ka asnjë lidhje me modelin mashtrues që do ta shesë kryebashkiakja Ademi.

E kjo e fundit ashtu si Fran Frrokaj ne Lezhe, rrezikon të perballet me një ndërhyrje te IMT që do ta penalizoje, duke shkuar deri ne heqjen e barakës. Burime për shkodranews pas kontakteve me drejtues te këtyre institucioneve, mësohet se ne zyrën e kryetares se bashkisë ka mbërritur një shkresë e tillë nga Tirana ku i kërkohet informacion i detajuar.

Pas përgjigjes qe deri me tani ka munguar pritet që ky institucion të reagoje duke kërkuar heqjen e tij, ne te kundërt do të veprojë ai vetë.