Voltana nuk kursen as fëmijët: Ja si i përdor ata haptazi duke shkelur ligjin

Voltana Ademi shkel haptazi ligjin dhe përdor për propagandë politike në interesin e saj personal institucionet arsimore.

I tillë ishte veprimi i kryetares së bashkisë në paradreken e ditës së premte në shkollën e mesme të bashkuar “at Gjon Karma” Gur i zi. Duke vijuar paradën e festave në njësitë administrative, këtë radhë ajo u zhvendos në mjediset e shkollës duke paralizuar ditën e fundit të proçesit mësimor për këtë vit shkollor pa pyetur për rregulla dhe asgjë tjetër.

Jo vetëm e vetëm që sheshi ti mbushej e fëmijët bashkë me mësuesit të angazhoheshin ne propagandën e radhës të saj, apo fasadat publike. Nuk dihet nëse kryetarja e bashkisë ka patur një leje të tille nga drejtoria arsimore që natyrisht me ligj e ka te ndaluar te ndërpresë proçesin mësimor apo edhe një ore te vetme për te tilla manifeste.

Siç duket loja e rrezikshme e Ademit mund të ketë bere qe te shkojnë viktime edhe drejtuesit e shkollës qe me sfond politik nga pas kane shpejtuar ti vihen nga pas kryetares se bashkisë. Megjithëse festa mban brenda saj kontekste që duhen vlerësuar kjo jo për meritë të Ademit por fermerëve e banoreve te kësaj zone, serish askush si jep te drejte Ademit te shkele ligjin. Pas kësaj duhet parë nëse do te ketë apo jo ndonjë mase për përgjegjësit e këtij veprimi qe ndonëse në ditën e fundit të shkollës, serish ranë pre e në shkelje qe nuk duhet asesi te ndodhe ne institucionet arsimore, qe larg politikes dhe kthetrave te saj duhen mbajtur përhere larg.