Voltana nuk lë “gur pa lëvizur”, kërkon riciklimin e saj tek PD, por…



Voltana Ademi po kerkon me cdo kusht riciklimin ne partine demokratike dhe per kete nuk po le gur pa levizur. Duke qene e vetedijshme se marrja e nje mandati te dyte ne bashkine Shkoder eshte mision i pamundur per te, ajo ka nisur lobimin per te qene ne listen e partise demokratike si deputete e qarkut Shkoder.



Permbytjet dhe situatat qe po kalon bashkia qe ajo drejton, po i shfrytezon me se miri per tu afruar me Lulzim Bashen, kryetarin e partise te cilin per 5 vite te drejtimit te Shkodres nuk e pyeti per asgje, perkundrazi i dogji te gjitha propozimet dhe madje e shpalli “armik” ne qarqet e ngushta. E njohur per hilet politike dhe skemat e saj te bashkepunimit edhe me armikun per hater te pushtetit, Voltana Ademi tashme po perdor si strategji presionet, vetem e vetem qe te mund te siguroje nje vend te sigurte ne listen per deputet te qarkut Shkoder per 25 prillin 2021.



Deshmia me e mire e kesaj eshte dakortesia qe ka gjetur ne cdo levizje me Ilir Meten, presidentin e Republikes se Shqiperise, por edhe me partite e majta qe sot vendosin ne Shkoder. Dikur i quante armike e madje u kendonte edhe kenge, por sot po i perdor si mekanizma per te rritur “forcen” e saj politike ne Shkoder, duke i treguar Lulzim Bashes se pa te, beteja e 25 prillit eshte e veshtire.

Voltana Ademi ne fakt e di me mire se askush qe nuk e ka kete mbeshtetje dhe mjafton te beje nje sondazh te sajin personal per ta kuptuar, apo te dale ne terren e te takohet me qytetaret, ata te cilet per 5 vite ne krye te bashkise i genjeu dhe i mbylli dyert.

Sot loja e saj behet edhe me e rrezikshme kur do te tregoje se ka ende force ne parti dhe mund te diktoje zhvillimet brenda saj, gjithmone duke perdorur vartesit qe ka ne pune, shumica prej te cileve nuk e kane pyetur per asgje, sepse e kane kuptuar prej kohesh qe ajo vetem interesin e PD nuk ka ndjekur.

Se sa do te jete percaktuese loja Ademi kete here do te mbetet te shihet, por Lulzim Basha rrezikon qe te ndodhet mes dy zjarreve, ate te perçarjes se metejshme te forces politike qe drejton, ose te mbeshtese figura si Ademi qe tek votuesit nuk kane me asnje force. /ShkodraNews