Voltana thirr shkodranët në “festë”, zbulohet arsyeja e çuditshme

Sonte në orën 19.00 Voltana Ademi ka parashikuar inaugurimin e kontenierit në qender të Shkodres, objektit që u kthye në qender të polemikave dhe kritikave të dhjetra e mijera qytetareve për zaptimin e pedonales “Kole Idromeno”.

E vendosur të mos bëjë hapa pas, edhe pse ajo barake përveç hapësirës së zënë, ngjan e shëmtuar me arkitekturën e veçantë të zonës muzeale, Voltana Ademi “marrië” e saj po e çon edhe më tej. Hapjen e barakës e ka shpallur një festë të veçantë për qytetin dhe ka vendosur madje të shpenzojë jo pak para për këtë gjë, duke menduar në detaje cdo gjë, madje edhe ftesat dërguar institucione të pafundme në qytet, zyrtareve lokale e më lart.

Por ndërsa bën këtë skenar, nuk kishin si të mungonin edhe gafat që janë produkt “made by Voltana”, apo zonja “molotov”. Së pari data e fteses është 13 Maj 2019, megjithese kalendari sot shënon as më shumë dhe as më pak por 13, ama Qershor 2019.

Në orën 19.00 Ademi dhe stafi i saj sëbashku me përfituesit e këtij projekti parashikojnë Hapjen e eventit, e po në të njëjtën orë edhe mbylljen, megjithese në shtjellimet e mëvonshme shihet qarte se ceremonia është parashikuar të zgjasë afro 1 orë.

Nuk ka hezituar të marrë me qera, duke shpenzuar para shtese led wall, muzike me dj e detaje të tjera, vetëm e vetëm që me forcë të tentojë tu shese shkodraneve si marke suksesi, një investim skandaloz, jashtë cdo norme dhe standarti, por që në mënyrë abuzive vjen duke përdhosur edhe emrin “luleborë”, që simbolizon Shkodren, por asesi atë objekt llamarine me xhama, që ka zene pedonalen.