Voltana tradhton Partinë Demokratike/ Ja vendimi i bujshëm që do të ndërmarrë

Voltana Ademi tradheton demokratët e Shkodres dhe kauzën e tyre që ngritën përpara dhe pas 30 qershorit. Kryebashkiakja në detyrë ka vendosur t’i shtrijë dorën e bashkëpunimit, këshillit ilegjitim siç e cilësonte ajo, atë prej 51 anëtarësh të dalë nga proçesi i votimeve të së dieles së 30 qershorit, që në përbërje të tij ka shumicë socialiste dhe 2 partive aleate.

Edhe pse demokratët vijojnë të mos i njohin këto zgjedhje të zhvilluara pa një dekret të presidentit, e kur Lulzim Basha në krahun tjetër shprehet se përballë votimeve moniste, opozita ka përgjigjen me protesta, kryebashkiakja Ademi ndjek një rrugë krejt tjetër, atë të bashkëpunimit dhe njohjes së tyre. Burime për Shkodranews thonë se madje Ademi ka shkuar deri aty sa jo vetëm e ka njohur këtë këshill, por në javët e ardhshme do të ketë kontakte me to dhe paralelisht do të punojë që t’ju prezantojë projekt – buxhetin e 2020, si dhe cdo vendim tjetër që ajo tenton të kalojë përmes shumicës së votave absolute që ato kanë.

Ballafaqimi i parë i Ademit është kryer me një pjesë të tyre, ndërsa pritet që ai me të gjithë, të kryhet në mbledhjen e dytë që ky këshill pritet të zhvillojë këtë periudhë, kur do të kalojnë për miratim edhe vendimet e para të tij, sepse zyrtarisht me zgjedhjen e sekretarit të këshillit, socialistët mund të nisin komunikimin edhe ligjor.

Ndërsa Ademi po ndjek gjithë këtë lojë duke i dhënë një shuplakë të fortë partise demokratike dhe Lulzim Bashës, në selinë blu kanë vërshuar pakënaqësitë. Një pjesë e strukturave janë shprehur se kjo është një tradhëti e pastër e kryetares së bashkisë, që ju bëhet pikërisht në momentet më delikate, e kur opozita mund të fitonte jo pak pikë, përballë edhe denoncimeve që ka nisur mbi lidhjet e një pjesë të të zgjedhurve të ri me krimin, duke u prekur nga ligji i dekriminalizimit. Ende nuk dihet se cila do të jetë kosto që do të rëndojë mbi Ademin, por ky bashkëpunim i ri është një goditje e fortë për Lulzim Bashen, i cili pasi e quajti betejë të fituar me sukses këtë të Shkodres, sot jep shembullin përmes të zgjedhurës së tij, se si e njeh 30 qershorin dhe i shtrin dorën e bashkëpunimit Edi Ramës./ShkodraNews