Vota kundër uljes së taksave në Shkodër/ Shfaqet pafytyrësia e këshilltareve socialistë të bashkisë

Kur po ju vjen fundi i mandatit te tyre, socialiatet e këshillit bashkiak të Shkodrës tentojnë të tregojnë se po bëjnë opozitë. E këtë gjë e demostruan duke i shkuar kundër linjës që ndjekin socialistet në të gjithë europën. Ata votuan kundër uljes së taksave dhe tarifave vendore që ishin propozuar ne paketën fiskale të 2019 nga pushteti vendor.

Ndryshimi në fakt prek pikërisht atë propozim te bërë nga qeveria e Edi Ramës për njësitë administrative sa i përket taksës së ndërtesës që është ulur me 30%. E kur duhej që vota të shkonte pro nga partia socialiste, 5 përfaqësuesit e saj në këshillin bashkiak abstenuan, duke u shprehur madje se ato ndjekin qëndrimin e tyre në parlamentin lokal, e nuk kanë përse të mbajnë vallen e askujt, as te qeverisë.

Megjithëse ky propozim kaloi me 29 vota pro dhe 6 abstenim, shija që të l një votim i tillë ka shume pikëpyetje nga pas. A janë realisht te majtit kundër uljes së taksave, apo qëndrimi i tyre ishte me shumë një qëndrim kundër Voltana Ademit? Apo kjo vote ishte nje sinjal i parë për buxhetin e 2019-es, ku sërish ata do te mbajnë të njëjtën linjë, duke tentuar të tregojnë se janë opozite, pasi per 3 vite u bëne varkë shpëtimi për administratën e Ademit!

Gjithcka mbetet për tu parë në ditët e ardhshme por një gjë është e sigurte, qe pasi ka nisur numerimi se prapmi për mandatin qe mbajnë, socialistet nuk mund të bëhen faktor për sa kohe janë minorancë në këshill, e peë gjithë këtë kohë kercyen një valle që do të duhej te pakten politikisht te ishte nje tjeter./ShkodraNews