Vr.as.ja e Azem Hajdarit, Berisha ‘ha’ akuzat e mëdha për Nanon, por nuk harron dy emra

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk i ka kursyer akuzat ndaj politikanëve për vrasjen e deputetit të PD-së, Azem Hajdarin. Teksa shprehte nostalgji për kohën kur përballë kishte Fatos Nanon, gazetarët në studion e “Opinion” i kanë kujtuar që dikur e kishte akuzuar për vr.as.jen e ortakut të tij më të ngushtë.

“E kam ak.uzuar në fillim. Sot nuk mund ta them se ai ishte. Kur them 100% për Fatos Klosin dhe Skënder Gjinushin, nuk them dot për Fatos Nanon. Akuza të kota nuk mund të bëj. Atëkohë e bëra se Nano ishte kryeministër dhe atë e vranë njerëz me uniformë. Nuk e heq akuzën ndaj Fatos Klosit”, tha Berisha.