Vr.asje në Himarë?! Gjendet i vd.e.kur nga ar.ma e zja.rrit një burrë

Policia ka bërë një njoftim para pak minutave për një ngjarje të rëndë në Himarë.  Një roje në me emrin Ylli Luçaj është gjetur i pajetë ndërkohë që Policia dyshon se u v.ra me a.rm.ë zj.arri.

65- vjeçari ishte roje në rrugën e re të Kuçit në Himarë.

“Më datë 31.05.2020, midis fshatrave Kuç dhe Qeparo, Himarë, në një zonë të pyllëzuar, është gjetur i pajetë shtetasi Y. L., 65 vjeç, banues në fshatin Kuç, i cili punonte si roje në rrugën e re që po ndërtohet në fshatin Kuç, Himarë.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Komisatiatit të Policisë Himarë ku paraprakisht dyshohet se shtetasi Y.L, në rrethana ende të paqarta ka humbur jetën si pasojë e pë.rdorimit të a.rmës së zj.arrit.

Shërbimet e policisë po krehin zonës si dhe po vijon shoqërimi i personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen

Grupi hetimor i përbërë nga specialistë të Hetimit të K.ri.mit në Komisariatin e Policisë Himarë dhe specialistë të Kr.im.eve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Vlorë, po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.