Vr.au shokun e ngushtë, Noeli trondit me deklaratën në gjykatë: Do të mbaj në bagazh, do ta…



Detaje të reja kanë dalë nga vra.sja e Vilson Tafçiut në Astir. Autori i vra.sjes Noel Dishi sot ka dalë para gjykatës për të marrë masën e sigurisë.



Mësohet se ai ka deklaruar gjatë seancës vra.u shokun e ngushtë pas një debati me të.



“Debatuam me Vilsonin dhe ai më tha se do ta bëj me keq se sa ta kanë bërë. Do të mbaj në bagazh të makinës dhe do ta thyej kokën. Më pas edhe më shau. Më ofendoi nga familja. Tentova të largohesha por ai vijonte me të njëjtën mënyrë. Atëherë e kam qëlluar”, ka deklaruar Dishi sot në gjykatë, sipas raportimit të Dosja.

Dishi është marrë peng dy vite e gjysmë më parë në Durrës nga disa persona të tjerë, me qëllimin për të kër.cënuar Vilsonin, pasi ky i fundit nuk kishte dorëzuar një sasi dr.oge.