Vra.sje në tentativë policit/ Hyri me pranga, doli me duar në xhepa! Prokuroria bën lëvizjen e fortë për Florenc Çapjan

Apelohet vendimi i pushimit të dosjes penale kundër Florenc Çapja, i akuzuar nga prokuroria për “Mbajtje pa lejë të ar.m.ëve” dhe “Vr.a.sje me paramendim” mbetur në tentativë në dëm të ish-policit të rrugores Fadil Mema.

Vendimi i apelimit është depozituar dy ditë më parë nga Prokuroria e Elbasanit në gjykatën e Apelit Durrës, ku prokuroria ka kërkuar që dosja kundër Florenc Çapja, të kalojë për gjykim në themel dhe jo të pushohej, siç vendosi gjyqtari Tomor Kullolli. Apelimin e këtij vendimi e paralajmëroi dhe Policia e Shtetit, e cila në një reagim për shtyp pohoi se ishte e zhgënjyer për këtë vendim të tillë. Në 20 nëntor 2019 gjyqtari i Elbasanit Tomor Kullolli vendosi të pushojë dosjen penale kundër të pandehur Çapja. Kjo është hera e tretë që Florec Çapja i shpëton drejtësisë shqiptare për këtë ngjarje, pasi gjykatësi Kullolli, ka argumentuar se kjo çështje nuk ka provat e mjaftueshme për të hyrë në proces gjykimi.

Vendimi është marrë në seancë paraprake të gjykimit, aty ku Prokuroria e Elbasanit kërkonte që Gjykata të miratonte kërkesën për gjykim dhe të kalonte dosjen për gjykim. Por e kundërta ka ndodhur, pasi gjyqtari Kullolli ka pranuar kërkesën e avokatëve mbrojtës të Florenc Çapjas, duke vendosur pushimin e çështjes për shkak se disa herë kjo dosje ishte hetuar dhe në fund ishte pezulluar. Ky rast pushimi të aku.zave dhe lirimit të personit të arrestuar nuk shpëtoi pa komentuar tërthorazi dhe nga kryeministri Edi Rama, i cili në 25 nëntor 2019 gjatë një prezantimi të platformës KÇK, pohoi se:”…vetëm përpara pak ditësh, një nga eksponentët kryesor të kr.im të organizuar ishte në sallën e gjyqit.

Policia e Shtetit, sëbashku me Prokurorinë dhe Gjykatën në këtë rast, kishin marrë në mbrojte një familje të një të penduari. Pra, kishte një të penduar që kishte rënë dakord që të bashkëpunonte me shtetin për procesin e këtij krimineli dhe nuk është e lehtë, është një proces i gjatë. E gjithë familja e tij ishte vënë në mbrojte dhe shteti ishte angazhuar të mbronte këtë familje, që ky person i penduar të ishte në krahun e shtetit për të çuar procesin deri në fund. Që në seancën e parë, ajo që ndodh është se gjykatësi e liron në sallë kr.i.mi.nelin. Hyn me pranga dhe del me duar në xhepa…”./Shqiptarja.com