Vuçiç i shtrin dorën grekëve kundër shqiptarëve: Më ndihmoni që…

Serbia është në një proces të hapur kundër Pavarësisë së Kosovës dhe po bën gjithccka që ta ngadalësojë njohjen.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha sot për mediat vendase se javën e ardhshme në Neë York, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB, do të ketë takime të rëndësishme me shumë liderë të huaj, duke përfshirë edhe Micotakin dhe kancelaren Merkel, ku tema kryesore do jete çështja e  Kosovës.

Presidenti serb gjithashtu bëri një referencë të veçantë për takimin e tij me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, raportojnë mediat greke.

“Ky do të jetë takimi ynë i parë që kur Mitsotakis mori përsipër detyrën e kryeministrit. Do të flasim edhe për Kosovën, natyrisht që ai do të dëgjojë palën shqiptare, por kërkesa jonë për miqtë grekë është që të mos njohin pavarësinë e Kosovës ”, tha Aleksandar Vuçiç, duke iu referuar takimit të tij në Neë York me Kryeministrin e Greqisë Kyriakos Mitsotakis.