Vuri në lojë Rudina Magjistarin e Bieta Sulon, piktori mashtrues fundos Top Channel dhe Tv Klan: Ja e vërteta…

Edlir Reka u kthye në personazhin mediatik të javës së kaluar pasi u zbulua se kishte arritur që të mashtronte dy prenzatuese të njohur televizive. Bëhet fjalë për Bieta Sulon e Top Channel dhe Rudina Magjistari të Tv Klan.

Por, Reka tashmë ka nxjerr një tjetër version. Sipas tij, gjithccka është bërë nga emisioni “Bypass Shoë”. Kjo mbetet për t’u vërtetuar pasi drejtuesit ende nuk e kanë marrë përsipër një gjë të tillë.

Më poshtë gjeni fjalën e tij të plotë:

Edhe stafi i “Bypass Shoë” e ka marrë përsipër këtë shpjegim duke e shtjelluar rastin në puntatën e djeshme ku u sqarua se Edliri ishte i infiltruari i tyre. Mbetet të presim nëse do të ketë një reagim nga moderatoret Bieta Sulo dhe Rudina Magjistari lidhur me këtë, duke qenë se ato kanë qenë edhe “targeti” i kësaj loje të emisionit, te paktën siç po thuhet tani, edhe pse disa komentues ende vazhdojnë që kjo është një tjetër sajesë pasi Rudina Magjistari ia ofroi mundësinë për tu sqaruar dhe Edlir Reka nuk pati dëshirë. Ndoshta ai mund të kishte qenë një rast i mirë për të rrëfyer se ishte i infiltruari i një tjetër emisioni.