Woow more Anton pse kaq shpejt u largove? Aktorja e njohur mesazh rrëqethës për humoristin nga Shkodra



Arti shqiptar pësoi sot një tjetër humbje me ndarjen nga jeta në moshën 54-vjeçare te humoristit shkodran, Anton Krosaj.



Aktori i humorit vuante nga një sëmundje e rëndë.



Miqte e tij kane reaguar te habitur nga lajmi per ikjen para kohe dhe kane shkruar mesazhe ngushellimi ne rrjetet sociale.

Mes tyre edhe aktorja e humorit Dana Xhaj:

Aktori me origjinë nga Shkodra ishte pjesë e estradës së teatrit “Migjeni”, ndërsa numëron mjaft role në komedi dhe skeçe.

Anton Krosaj u lind më 26 Janar 1966 në Shkodër. Ai nisi si aktor me Fabrikën e Duhan-Cigareve, Shkodër. Gjatë kësaj kohe mori pjese ne shumë shfaqe dhe luajti shumë role ne shfaqet e Fabrikës Duhan-Cigare.