Wow kjo nuk pritej, Ledianës i ndodh situata e sikletshme në mes të emisionit



Këtë puntatë të Përputhen Ledianës i është kërkuar që të zgjedhje emrin e djalit që do të dalë në takim. Ajo pas dy takimeve me Mevlanin, sot ajo kërkoi që të dilte me Atdheun.



Por ky i fundit nuk e ka pranuar, duke ia prerë shkurt e duke i thënë se nuk e pranon.



Nuk mund të dal, s’ mund të më detyroni tani, për momentin nuk e ndjej më pas edhe mund të dal. pas asaj videoje s‘mundem, nuk e ndjej, unë nuk do të dal për shoqëri tani”,  tha Atdheu.

Një ndërhyrje mes të dyve bëri edhe Mevlani duke i thënë se ai e Lediana nuk ishin një çift dhe se nuk mund të ndihej i detyruar dhe se videoja nuk kishte të bënte me të. Lediana në fund u detyrua që të zgjidhte një djalë tjetër e pas debatit ajo zgjodhi Arbrin.

Kujtojmë se në daljen e saj të parë në emision, Lediana shfaqi pëlqim për dy djem në Për’Puthen, Mevlanin dhe Atdheun.