Xhafaj-Bushati, goditje fatale Edi Ramës, i hedhin në erë fitoren në Shkodër dhe e diskreditojnë në sytë e SHBA-BE

Zbulimi i dosjes së kryetarit të ri të Bashkisë së Shkodrës, Valdrin Pjetri, si shpërndarës dr.oge në Itali, ka damkosur përfundimisht Edi Ramën si kumbar i kr.imit, përdh.unuesve në grup, trafi.kantëve, të korruptuarve, hajdutëve të dyqaneve dhe vr.asësve në Shqipëri. Edi Rama ka një dashuri patologjike ndaj njerëzve të botës së kr.imit, me të cilët siguron votat për të vj.edhur vendin dhe vje.dh vendin për të siguruar votat. Pushteti përdoret gjithashtu për të pastruar paratë e tra.fiqeve dhe pro.stitucionit. Në të njëjtën mënyrë Edi Rama mbrojti dhe në fund lëshoi Elvis Roshin, i dënuar si përdh.unues në grup, për cilin Rama hyri në konflikt me amerikanët. Në të njëjtën Edi Rama mbrojti dhe lëshoi në fund një grup gjerë njerëzisht, të dënuar dhe që kanë kryer vepra të rënda penale. Po në këtë formë, Rama tentoi të komandonte Bashkinë e Shkodrës.

Burime pranë Partisë Socialiste thonë se Edi Rama, në momentin që ka marrë vesh të shkuarën kriminale të Valdrin Pjetrit në Itali, ka këmbëngulur më shumë që ai të ishte kandidat për drejtimin e Bashkisë së Shkodrës. Njerëz pranë Ramës thonë se Rama ka një dobësi të pashpjegueshme ndaj njerëzve të tillë, edhe për shkak se e ka më të lehtë për t’i përdorur, për shkak të shantazhimit me dosje.

Gjithashtu, Partia Demokratike vetëm kohët e fundit është vënë në dijeni të dosjes së Pjetrit. Po kush e informoi PD për të shkuarën e Valdrin Pjetrit në Itali? Të gjitha dyshimet të çojnë tek grupi anti-Rama në Parinë Socialiste.

Muajt e fundit Edi Rama është në luftë të fortë me një nga klanet më të fuqishme në PS, ku përfshihen Fatmir Xhafajn dhe Ditmir Bushati. Rama i dha dy goditje Xhafajt duke e zëvendësuar me Sandër Lleshajn në Ministrinë e Brendshme dhe me Usi Manjën në reformën në drejtësi.

Rama i dha gjithashtu dy goditje Ditmir Bushatit. Fillimisht Rama e shkarkoi Bushatin si Ministër të Jashtëm, duke e zëvendësuar me një buzëqumësht të Baton Haxhiut. Disa ditë më parë, Rama e shkarkoi Bushatin edhe si koordinator për Shkodrën, duke e zëvendësuar pikërisht me Valdrin Pejtrin. Xhafaj dhe Bushati duket se janë vënë në lëvizje, për t’u hakmarrë ndaj Ramës. Ata janë angazhuar për të gjetur dosjen e Pjetrit, duke ia kaluar PD përmes personave të tjerë. Xhafaj ka përdorur lidhjet me policinë dhe agjencitë partnere që kur ishte ministër i Brendshëm, ndërsa Bushati lidhjet e forta në Shkodër. Në këtë rast, PD ka shërbyer për të denoncuar të kaluarën e Valdrin Pjetrit dhe për të diskretituar edhe një herë Edi Ramën në sytë e SHBA-BE, si një personazh që nuk i ndahet shpirti nga krimi./Pamfleti