Yuri Kim e thotë troç, e ka me merak sqarimin publik, i tregon të gjitha në lidhje me Lleshajn



Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim ka pasur një bisedë me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, ndër të tjera edhe për regjistrimin e votuesve, pas akuzave të ngritura nga opozita. Ajo ka zgjedhur që përmes një postimi në rrjetet sociale të tregojë detaje nga biseda që pati me të.



“Kam pasur një diskutim shumë të mirë sot me Ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj mbi bashkëpunimin e fortë mes SHBA-ve dhe Shqipërisë për sigurinë dhe zbatimin e ligjit. Diskutuan gjithashtu përgatitjet për zgjedhjet, përfshirë zbatimin e votimit biometrik siç është rënë dakord në marrëveshjen e 5 qershorit. Ai sqaroi pyetjet në lidhje me regjistrimin e votuesve.



Në pritje të sqarimit publik kur Ministri Lleshaj të shfaqet tek emisioni i Sokol Ballës në mbrëmje, plus sqarimin publik në faqen e internetit të Ministrisë për të siguruar transparencën dhe ndërgjegjësimin e publikut kundër keqinformimit”, shkruan Kim.