Zamira Kita rrëfen për herë të parë betejën me Covid-19, kush e kaloi më rëndë në shtëpi



Drejtoresha e qendrës së Artit dhe Kulturës në Korçë Zamira Kita dhe bashkëshorti i saj janë prekur nga Covid-19. Kita ka folur sot për her te parë duke treguar si është gjendja e saj shëndetësore.



Ajo apeloi që të mos neglizhohet asnjë shenjë, duke theksuar se Covid është një lloj gripi.



“Është bërë bujë mediatike, nëse të zë Covidi nuk ke shpresë. Nuk e pata shumë të rëndë, bashkëshorti e pati më të rëndë, por e kemi kaluar

Është një grip diku më i lehtë, diku më i rëndë. Mos neglizhoni asnjë shenjë, asnjë këputje ose dobësi.

Pata një temperaturë të vogël, isha në plazh. Burri kishte kollë të lehtë, por thoshte që e ka të zakonshme”, rrëfeu Zamira Kita në ‘Wake Up’.