Zbardhen pazaret e Astrit Avdylajt në fushatë: Për votën e di vetë ti, kafja është

Gazeta e njohur gjermane ‘Bild’ publikoi një listë me përgjime të reja të shitblerjes së votës në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës, ku të implikuar janë  zyrtarë të PS, si Vangjush Dako, kryebashkiaku i Shijakut, Ardian Kokomani, e funksionarë të tjerë socialistë.

Ndër përgjimet e publikuara sot janë edhe pazaret e Astrit Avdylajt, kreut të grupit kriminal të Shijakut për garantimin e votave me një person që i siguron vota.

Avdylaj: Si ia cove? Votues: A je mirë? Avdylaj: Si je Votues: Mirë vllai
Avdylaj: A po më njeh? Ti nuk më njeh mu, por kur thotë do ta jap votën tani nuk e njeh as telefonin
Votues: Oooo shef Astriti Avdylaj: Heee, ca bone? Votues: A je mirë? Je i mirë për zotin

Avdylaj: Rrofsh edhe ti. Të kam marrë për votën, e din vetë me një fjalë, që mos ti fusi njoni, o Gon Duka, mos ti fusi me një fjalë…(dëgjohen zhurma në sfond). Ne jena për PS, për Ilir Ndranxhin.
Votues: Unë me të thënë… Avdylaj: Rrofsh, kur do ta pimë një kafe

Votues: Kur të dush ere, dëgjo, jo vetëm me ty, me Niçen, me Çimin, unë me ju kam qenë përherë Avdylaj: Faleminderit shumë Votues: Nuk bohet fjalë njëherë Avdylaj: Edhe desha me fol cik edhe me vëllain tat, me Jarin Votues: Me Jarin? Avdylaj: Po Votues: Po, i them unë Avdylaj: Desha me fol cik dhe me Jarin, po edhe do folim, e kupto vetë ti, se kafja osht. Kur je kohë që ta pishim një kafe
Votues: Kur të dush Avdylaj: Unë në shpi jam, nëse do Votues: Mirë vlla