Zbardhet vendimi/ Merr fund “odiseja” e zgjedhjeve në “Luigj Gurakuqi”…ka një fitues përfundimtar



Me 4 vota pro dhe 1 kunder komisioni i apelimit ka rrezuar ankimimin e proçesit zgjedhor per drejtuesit e rinj te universitetit “Luigj Gurakuqi”. Ishte kandidati Adem Bekteshi i cili ankimoi zgjedhjet e 30 korrikut, ku ai humbi garen perballen rivales Suzana Golemi me vetem 1 vote diference. Atij ja dhane humbjet si votat e studenteve dhe te kolegeve pedagog por kjo nuk e pengoi te ankimoje rezultatin. Pas shqyrtimit te pretendimeve te tij dhe dokumentacionit te dorezuar nga KIZ, komisioni apelimit e ka vleresuar te rregullt procesin duke lene ne fuqi rezultatin si per kandidaten dhe dekanet e fakulteteve, ku ne 5 prej tyre pati zgjedhje dhe vetem tek juridiku jo, ku atje do te zgjidhet dekani nga rektorja e re. Tashme pritet qe me marrjen e detyres pas betimit tek presidenti, rektorja e re te nis punen ku do te zgjedh edhe stafin e ri bashkepunues. Shkodraneës ka zbardhur vendimin e komisionit te vleresimit per kete proçes.