Zbulimi skandaloz për qendrat e masazhit në kryeqytet: 30 euro për…



Qendrat e masazhit në Prishtinë vazhdojnë të mbesin problematike për shërbimet që ofrjne.



Përkundër faktit që këto qendra thonë se ofrojnë shërbime masazhi, ato po reklamojnë pjesët intime të trupit të vajzave që punojnë aty, ku edhe u bëjnë thirrje klientëve që të rezervojnë shërbimet tek to.



Nuk dihet nëse këto qendra ofrojnë shërbime ekstra përveç masazhit, por që fotografit që vajzat, të cilat punojnë aty i publikojnë në rrjetet sociale lënë shumë për të dëshiruar. Disa prej qendrave, emra të njohur, të cilat operojnë në Prishtinë kanë publikuar fotografi duke ekspozuar trupat e vajzave gjysmë të zhveshura.

Gazetari i lajmi.net jo zyrtarisht ka kontaktuar më njërën nga vajzat që punojnë në këto qendra, por e njëjta nuk e ka pohuar se aty ofrohen edhe shërbime tjera ekstra përveç masazhit. Po ashtu, kur ajo është pyetur se a është në të vërtetë njëra nga vajzat, e cila shihet në fotografit që i kanë publikuar në rrjetet sociale, ajo ka thënë se po.

“Po e vërtetë është ajo”, ka thënë ajo.

Lajmi.net ka kontaktuar edhe me Pòlicinë e Kosovës për të kuptuar nëse janë inspektuar këto qendra.

PK thotë se deri me tani ka iniciuar 23 raste nën dyshimin për veprat penale si trafikim me njerëz, mundësim apo detyrim në pròstitucion si dhe ofrim i lokaleve për pròstitucion.

Ndërkohë çmimet për masazhë janë të njëjta në secilin lokal që ofron këtë shërbim. Kështu, për një orë masazh çmimi është 30 euro. Por, disa nga to kohë pas kohe bëjnë zbritje. Kur ka ndonjë festë.