Zbulo çfarë personi je, sipas gishtit ku vendos unazën

Preferencat e njerëzve janë aq të ndryshme sa edhe vetë njerëzit. Edhe dëshirat për ta vënë unazën në gisht ndryshojnë.

Këtu do të paraqesim domethënien e vënies së unazës në gishta:

Gishti i madh – Paraqet logjikë dhe fuqinë e vullnetit. Nëse e mbani unazën në këtë gisht ju kujdeseni për personalitetin dhe kontrolloni veprimet. Megjithatë është simbol i fuqisë si dhe mendimeve te pavarura dhe lirisë.

Gishti tregues – Paraqet nevojën për të arritur ego dhe krijim të autoritetit. Vlen të ceket se mbretërit mbanin unaza në gishtin tregues, për shkak se mendohej se ky gisht ishte shumë i fuqishëm.

Gishti i mesëm – Është i lidhur me qëllimin e jetës. Njerëzit që mbajnë unazë në këtë gisht, zakonisht kanë dëshirë të jenë në qendër të vëmendjes.

Gishti i unazës – Paraqet lidhjen me zemër, pasi thuhet se ky gisht është i lidhur me arterien e cila kalon në zemër.

Gishti i vogël – paraqet siguri në biznes dhe lidhje personale. Është shenjë që personi dëshiron ta tërheqë vëmendjen e të tjerëve.

Loading...
Loading...