Zbulohen emrat: Kush janë kandidatët e PS për Kavajën, Vlorën e Sarandën

Vazhdojnë të dalin emra të tjerë, kandidatë të PS.

Ndërsa kanë mbetur vetëm disa orë nga mbledhja e Asamblesë së Partisë Socialiste, Dosja.al ka arritur të mësojë tre emrat e tre kandidatëve të PS për zgjedhjet lokale në Kavajë, Vlorë e Sarandë.

Burime nga Kryesia e Partisë Socialiste i thanë Dosja.al, se në mbledhjen e cila zgjegjati për më shumë se 4 orë, është konfirmuar emri i Dritan Lelit, për Bashkinë e Vlorës, ndërsa janë përcaktuar kandidatët për Sarandën e Kavajën. Në Sarandë do të garojë nën siglën e PS-së, Ardian Gurma, ndërsa në Kavajë, bashki e cila njihet si bastion i djathtë, do të jetë Arben Rugia.

Deri tani, të pasigurtë janë kandidatët për Bashkinë e Dibër, ku përflitet Reme Lala, për Selenicën, Gjirokastrën, Vorën e Durrësin, që mbetet pikëpyetja më e madhe.

Burime i thanë Dosja.al se 45 minuta ka qëndruar Rama, Ruci dhe Balla me Olta Xhaçkën, por ende nuk ka një konfirmim për Dibrën.

Nga ana tjetër janë Konfirmuar: Kastriot Gurra për Librazhdin, Erion Veliaj për Tiranën, Armando Subashi në Fier; Majlinda Bufi për Roskovecin, Sotiraq Filo për Korçën; Gledjan Llatja në Elbasan; Pjerin Ndreut në Lezhë dhe Safet Gjici për Kukësin, Dritan Leli për Vlorë, Ardian Gurma për Sarandën dhe Arben Rugia në Kavajë. Për bashkinë e Shkodrës qarkullon emri i prefektit të sapoemëruar Valdrin Pjetri në Shkodër.