Zbulohen prapaskenat/ Marrëveshja e ndyrë që pritet të ndodhë mes trinomit Rama-Meta-Berisha

Ditën e sotme, Presidenti Ilir Meta doli në një konferencë për mediat, ku shpjegoi se si do jetë fati i politikës shqiptare, lidhur me zgjedhjet.

Ishin të shumta pyetjet që iu bënë Metës nga gazetarët, që herë-herë e vunë në pozitë.

Megjithatë, Meta mbajti një qëndrim mjaft indiferent.

Ajo çfarë bëri shumë përshtypje për të gjithë ishte se Meta i takonte rregullisht edhe Sali Berishën edhe Edi Ramën, edhe atë që e bëri të provojë shijen e pushtetit me LSI-në, edhe atë që e nxorri nga tepsia e tij.

Këto takime të tre liderve të tre partive më të mëdha në vend, përgjegjëse për tranzicionet e pushtetit në 20 vitet e fundit, por edhe me peshë në kontributin e tyre në të ardhmen e vendit, duket se kanë nxjerrë “off-side” Lulzim Bashën, dhe kjo jo pa qëllim. Që të tre nuk kanë vullnet të sinqertë për të zgjidhur krizën politike pasi ata nuk duan as reformë në drejtësi e as reformë zgjedhore.

Kjo krizë politike për të hequr vëmendjen nga thelbi i problemit të vërtetë është një stisje që sot Meta nuk ngurroi ta deklaronte publikisht. “Unë ha drekë dhe ndaj kohë me Berishën dhe ky nuk është sekret, siç nuk është sekret se kam ngrënë drekë para 10 ditësh me Ramën dhe ia kam treguar çfarë do bëja” tha Meta, që tregon haptazi pasinqeritetin e kryekriminelëve të tre partive të mëdha në vend.

Të tre nuk duan që të ketë reformë zgjedhore sepse kjo do të ndikonte në sistemin partiak në Shqipëri dhe do tu hiqte atyre pushtetin e plotë dhe vertical që kanë Brenda partive. Ramës do t’i hiqte nga dora koncensionet kriminale dhe lidhjet me krimin që e mban në pushtet, Berishës do t’i fuste në burg familjen e atë vetë, ndërsa Meta do të ishte një kujtim i turpshëm e një hajdut pafre në historinë e Shqipërisë.

Të tre do binin keq nga një reform zgjedhore, e akoma më keq nga një reform në drejtësi që është prioritet ndërkombëtar për Shqipërinë, e jo një qerthull politik i momentit, por një nevojë immediate për një vend që pretendon të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian.

Të tre nuk e kanë problem të gënjejnë, mashtrojnë, të destabilizojnë, të vjedhin e shkatërrojnë në emër të shqiptarëve e Shqipërisë, që të nginjin interesat e tyre politike e ekzistenciale si qytetar të lirë të këtij vendi, pasi ata vet e dijnë shumë mirë, se çfarë do t’i priste nëse institucionet e këtij vendi do të funksiononin normalisht, siç e dijnë fare mirë se fatin e Shqipërisë e kanë nxirë vetëm ata.

Një marrëveshje pritet të ndodhë shumë shpejt, ku asnjëri nuk do të djegë tjetrin, sepse me rënien e njërit bien të tre dhe futen në spiralen e pamëshirshme të drejtësisë që i pret krahhapur, e që ata po e minojnë në kurriz të shqiptarëve. Marrëveshja kriminale ndodh mes këtyre të treve për të vazhduar të mbajnë të njëjtin sistem, për t’i shërbyer të njëjtës status-quo dhe për ruajtur feudet e tyre politike të paprekura. /Pamfleti