Zbulohet autori i ekzekutimit të Nardi Polisë (emri)

Kristjan Sulaj dyshohet se është autori i ekzekutimit të Ferdinant Polisë, i njohur ndryshe si Nardi.

Ndërkohë, Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka lënë në arrest me burg tre të akuzuarit si bashkëpunëtorë në ekzekutimin e Nard Polisë.

Gilbert dhe Kleandro Toma dhe Alfred Martini gjatë gjykatës kanë mohuar të kenë rol në këtë ngjarje.

Por, nga ana e saj prokuroria pretendon se ka prova të mjaftueshme për implikimin e tyre.

Tre të rinjtë janë mbajtur në përgjim si dhe rezultojnë nga kamerat e sigurisë së kanë ndjekur viktimën si dhe kanë ndihmuar autorin  që të kryejë krimin dhe më pas të largohet nga vendi i ngjarjes.