Zbulohet çfarë e lidh sekretaren e re të Lleshajt me Lulzim Bashën



Pas sk.andalit të publikuar  për makinën luksoze të ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, është larguar nga detyra sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, Plarent Ndreca.



Ndërkohë vendin e Ndrecës e ka zënë Elena Pici. Elena Pici vajza rreth të 30-tave, që vjen nga Këshilli i Ministrave është një emër i panjohur, ndërsa sot fitoi vëmendjen e mediave, pasi u emërua sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Brendshme.



Sekretarja e re e Përgjithshme e kësaj ministrie, Elena Pici para se të merrte këtë post ka qenë koordinatore e Engjëll Agaçit dhe njihet si një nga njerëzit e afërt të tij. Më parë ka qenë dhe figurante nëpër klipe këngëtarësh të njohur si Alban Skënderaj. Elena Pici është vajza me flokë të zeza, e cila shfaqej në klip në rolin e kamarieres që shërbente kafen. Pas eksperiencës si modele në klip ajo ka fituar një post të rëndësishëm në Ministrinë e Brendshme.

Mirëpo çfarë ka njësoj Elona Pici me kreun e PD, Lulzim Basha.

Po t’i bëjmë një krahasim Pici dhe Basha kanë disa të përbashkëta duke filluar nga profesioni si juristë. Por më e rëndësishmja është përvoja e tyre si kamarierë. Kujtojmë se Luli ka qenë kamarier dhe më pas karriera e tij ka shkuar deri në kandidat për kryeminister.

Ndryshimi mes tyre qendron se Elona Pici ka marrë pjesë vetëm në spot si kamariere ndërsa Basha ka punuar vërtet në Rinas. Por, nuk përjashtohet mundësia që edhe Elona Pici të ketë të gjitha gjasat që duke punuar me kapter Lleshaj, një ditë të mund të bëhet kryeministre.

Por më e pakta që mund të bëjë, Elona Pici duhet të na kursejë ndonjë BMW luksoze që ministri i do nga 50 mijë euro dhe që qarkullojnë me targa false dhe pa dokumenta./CNA.al