Zbulohet e dashura e Fatjonit, është këngëtarja e njohur dhe e dashur nga të gjithë ne



Ju ka munguar Fatjoni i Përputhen? Djali që bënte gjithnjë trazira në studio, është larguar përfundimisht duke thënë se ka gjëra që atij nuk i pëlqejnë, duke iu referuar konkurrentëve dhe atyre që ata po bëjnë pas kamerave.





E megjithatë interesi për Fatjonin nga publiku vijon ende. Më e habitshme ka qenë një deklaratë e këngëtares së njohur, Fifi, e cila ka deklaruar se është në një lidhje me të.

Këtë ajo e ka thënë gjatë emisionit të Luanës, por mbetet ende për t’u parë a ishte një shaka apo deklaratë e vërtetë, pasi dyshja njihen në të vërtetë.