Zbulohet e vërteta e ndarjes mes Luanës dhe Krenarit, ja ç’ka ndodhur

Luana Vjollca dhe Krenar Çoçaj janë ndër çiftet më të komentuar në rrjetet sociale.

Kjo pasi ata janë shfaqur shumë herë bashkë, edhe pse ata kurrë nuk e kanë pranuar publikisht, pak javë më parë u përfol se çifti i kishte dhënë fund marrëdhënies dhe kjo pasi nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në ‘Instagram’.

Megjithatë, pak ditë më parë moderatorja e njohur udhëtoi drejt Kosovës, ku thuhet se e ka pritur Krenari. Madje çifti po përgatitet për një udhëtim në Zvicër, ku Luana do të jap një koncert për pavarësinë e Kosovës, gjithashtu do të shijojnë dhe disa ditë pushimi bashkë.