Zbulohet fotografia e vetme nga celebrimi sot te tarraca e Bashkisë, ja kush është Ira, ‘e bukura e dheut’

Kur askush nuk dinte gjë për datën, sot u mësua se aktori i njohur dhe i dashur për publikun shqiptar Gazmend Paja dhe ajo që ai ai e cilëson ‘e bukura e dheut’ Ira, partnerja e tij, u celebruan duke kurorëzuar historinë e tyre të dashurisë në martesë.

Çifti ka kryer celebrimin në tarracën e Bashkisë së Tiranës, nën udhëheqjen e Erion Veliaj, tepër të lumtur për këtë rrugëtim jete që do të nisin së bashku, tashmë si burrë e grua.

Shumë pak dimë rreth saj, Ira Seferi ka përfunduar studimet Bachelor në Universitetin Aleksandër Moisiu, në Durrës dhe prej disa kohësh tashmë është në një lidhje me aktorin tonë të preferuar të humorit, në Shqipëri, dhe sot kurorëzuan këtë lidhje mes tyre.