Zbulohet kush e qëlloi Admir Muratin, mediat greke nxjerrin 13 emrat që ka përdorur

Mediat greke janë ato që po tentojnë të hedhin dritë mbi faktin se kush e vrau Admir Muratit, ndërkohë po ashtu kanë bërë publike edhe 13 emrat e rremë të cilat ka përdorur shtetasi Murataj për të fshehur identitetin e tij gjatë kohës që ishte në arrati.

Sipas tyre, 48-vjeçari ka përdorur gjatë kësaj kohe identitet, si Kristaq Murataj, Admir Murati, Kristaq Murati, Admir Murataz, Kristaq Murataz, Admir Xhaferi, Kristaq Xhaferi, Admir Nikaj, Kristaq Nikaj, Xhafer Nikaj dhe Kristaq Azemi. Mediat greke shkruajnë gjithashtu se autoritetet kanë pasur dyshime se Murataj fshihej në Kosovë, por nuk ka ndonjë detaje për aktivitetin e tij atje.

Përsa u takon hetimeve në Shqipëri, prokurorët kanë gjetur një telefon, që i është nënshtruar ekspertimeve, ndërsa hetuesit kanë rindërtuar ngjarjen. Sipas të njëjtave burime, Murataj tentoi të digjte furgonin me mbishkrimin “Hetimi Tatimor” pranë Urës së Tapizës në Tiranë, por pasi pikasi policinë u përfshi në një përleshje me armë.

Forcat e FNSH-së janë afruar dhe u kanë bërë thirrje “Ndal, Policia!”. Në këtë kohë, grabitësit kanë nisur të qëllojnë me armë. Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë u janë kundërpërgjigjur me armë. Nga shkëmbimi i zjarrit ka mbetur i vrarë njëri nga grabitësit.