Zbulohet mbledhja, Rama-Basha hartuan një draft fshehtas Metës dhe Berishës për Byronë e Hetimit

Debatet e fshehta që konfirmojnë bashkëpunimin mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës për të goditur Ilir Metën dhe Sali Berishën me një Byro Hetimore që do të ishte nën urdhrat e Ramës

Kush ka ende dyshime për aleancën e fshehtë mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës le të lexojë këto debate të fshehta të zhvilluara në Kuvendin e Shqipërisë. Në vitin 2016, Rama dhe Basha kanë hartuar në fshehtësi një projektligj për ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, për të goditur Ilir Metën dhe Sali Berishën. Berisha dhe Meta nuk kanë qenë në dijeni deri në momentet e fundit. Nga ana e tij, Basha ka informuar vetëm deputetë besnikë dhe jo ata që mund ta spiunonin tek Sali Berisha. Gjithashtu, LSI është mbajtur jashtë loje. Gjatë debateve, ‘zari’ i Ilir Metës, Petrit Vasili, shpreh habi për këtë draft.

Sipas këtij drafti, Byroja e Hetimit do të ishte nën urdhrat e Ramës, i cili kishte rënë dakord me Bashën. Gjatë debateve rezulton se Basha kishte informuar Edmond Spahon për paktin me Ramën, por Edi Paloka nuk dinte gjë. Gjithashtu, edhe Meta nuk dinte gjë. Natyrisht ky draft u hodh në koshin e plehrave nga amerikanët, të cilët kërkuan një Byro Hetimore të pavarur, për të goditur të gjithë kokat e krimit dhe korrupsionit. Dhe ashtu u bë. Byroja e Hetimit që do të ngrihet brenda vitit është tmerri më i madh për të gjithë klasën politike mafioze shqiptare, e cila ka tre dekada që vjedh dhe sundon Shqipërinë. Por, këto debate tregojnë edhe një herë avancën Rama-Basha kundër dyshes Berisha-Meta.

Debatet sekrete në Kuvend në vitin 2016

-Ermonela Felaj: Më vjen mirë që jeni ju që e përmendni Byronë Hetimit, sepse kësaj as emrin nuk keni dashur t’ia përmendni. E keni anatemuar aq shumë edhe me emrin, jo më me përmbajtjen. Është bërë një punë edhe nga qeveria, edhe nga Komisioni i Reformës në Drejtësi lidhur me qëndrimin që duhet të kemi lidhur me Byronë e Hetimit, kështu që ta shikojë Komisioni i Reformës në Drejtësi…

-Ilir Meta: Ka një Gjykatë Kushtetuese dhe kjo gjykatë e rrëzoi për probleme të pajtimit me Kushtetutën dhe çështje të tjera. Tani jemi në një moment dhe me aq sa unë kuptoj të gjithë janë dakord që kjo gjë të bëhet, meqenëse…

-Edi Paloka: Z. Kryetar, po ju drejtohem juve, meqë zonja ose nuk e di ose nuk do. A ka ardhur, a është depozituar drafti për Byronë Kombëtare të Hetimit?

-Ilir Meta: Më fal, unë personalisht për punë konkrete nuk di, por di një variant, të cilin ka 3 muaj që ma kanë sjellë. Është një variant që ka menduar Mustada e të tjera. Unë kam përshtypjen se në momentin që ne ndodhemi, pasi drafti ka shkuar përsëri, si dhe propozimet në Komisionin e Venecias që kjo gjë të bëhet sa më e pjekur në kuadrin e reformës në drejtësi. Ka të bëjë me emetimin dhe nuk është diçka thjesht e shkëputur me gjithë reformën që po bëhet. Në këtë drejtim kam përshtypjen se është një çështje që duhet gjykuar në kuadër të gjithë reformës. Pra, të bëhet, por se si do të jepen zgjidhjet për shumë çështje të tjera do të vendoset edhe kjo, përndryshe do të krijohen përsëri probleme jo Gjykata Kushtetuese e të tjera. Po të jetë pastaj për të bërë shoë bëjmë tërë ditën./Pamfleti

-Ermonela Felaj: Nuk e kemi ne tagrin, por e ka Komisioni i Reformës.

-Edmond Spaho: Për këtë çështje ne jemi palë. T’u referohemi historive të vjetra, nuk ka kuptim. Kemi rënë dakord për një variant të përbashkët konsensual, për rrjedhojë kemi të drejtë të kërkojmë që…

-Ilir Meta: Kur kemi rënë dakord? -Petrit Vasili: Kur është gjetur kjo dakordësi?

-Edmond Spaho: Për këtë projektligj se cili është variant i fundit e kemi pranuar ne. E kemi pranuar ne, e keni pranuar ju.

-Petrit Vasili: Cili është varianti? Çfarë flet? -Edmond Spaho: Atëherë, ju nuk thoni që nuk është rënë dakord. Dakord, dilni edhe thojeni publikisht.

-Ermonela Felaj: Unë po të dëgjoj ty, sepse ti po flet me siguri. -Edmond Spaho: Ne kemi rënë dakord të tria palët për një variant të tre muajve më përpara…

-Petrit Vasili: Ku janë taktuar të tria palët, morë zotëri?

-Ilir Meta: Ka ide të ndryshme. Ky thotë të jetë pjesë e prokurorisë, pra Spartak Braho. Dikush thotë të jetë pjesë e policisë. Kjo do të varet nga ndryshimet kushtetuese që do të bëhen.

-Edmond Spaho: Ai variant që ka paraqitur ambasada amerikane, që e kanë ekspertët respektivë është pranuar nga të tria palët, atëherë pse nuk vjen?

-Spartak Braho: Nuk kemi parë farë variante ne. -Petrit Vasili: Kur është depozituar? -Edi Paloka: Neve na është thënë që keni rënë dakord, por nuk paskeni rënë dakord.

-Edmond Spaho: Thojeni që nuk kemi rënë dakord. -Edi Paloka: Neve na është thënë që keni rënë dakord edhe ju.

-Edmond Spaho: Tani po thoni që nuk ka variant. -Edi Paloka: Ju nuk ditkeni dhe nuk paskeni parë gjë. E morëm vesh.

-Ilir Meta: Të mos bëjmë një debat fals komplet. E rëndësishme është që të gjithë jemi dakord. U bë atëherë, por nuk ramë të gjithë dakord. Vajti në gjykatë dhe e ktheu kjo e fundit. Tani jemi në momentin kur do të bëjmë ndryshime të Kushtetutës, këto ndryshime normalisht muajin tjetër duhet të kalojnë. Atëherë, kjo që do të bëhet, do të bëhet në përputhje me vendimet që ne do të marrim për sa u takon ndryshimeve kushtetuese në bashkëpunim ne siç jemi këtu, komisioni dhe ekspertët amerikanë, meqenëse ata e mbështesin këtë gjë fuqimisht dhe kanë nxjerrë edhe fonde për këtë punë. Ky është problemi?

-Edomond Spaho: Duhet të japim përgjigje nëse ka variant të miratuar sipas jush, sipas PS-së.

-Ilir Meta: Ku është miratuar? -Edmond Spaho: Në ato rrethe ekspertësh që e kanë shqyrtuar këtë bashkë me…

-Ilir Meta: Ore, i miratuar është ose kur e miraton qeveria, ose kur…

-Edi Paloka: Ka një projekt amerikan, që të jemi të qartë, me mbështetje të SHBA-ve, dhe u është ofruar ta shqyrtojnë dhe palët. Kështu na është thënë neve. Po them çfarë na është thënë.

-Ilir Meta: A ke projektin në dorë, ta shikojmë? Ky është projekt tjetër, unë mund të kem parë projekt tjetër, Spartaku thotë gjë tjetër. A e ke projektin? Ta shikojmë!

-Edi Paloka: Ju po thoni që nuk e keni marrë projektin dhe nuk ju ka kërkuar njeri mendim. -Ilir Meta: Ka 3 muaj që e ka thënë Ylli Manjani. Unë nuk e mbaj mend si është projekti.

-Edi Paloka: Ne na paskan gënjyer amerikanët. Ka një muaj që e themi. Është thënë në parlament. Nuk dha njeri përgjigje. E ka thënë kryetari i Partisë Demokratike 3 herë në konferenca dhe takime. Nuk kthen njeri përgjigje. E ngrita këtu si shqetësim, pyeta dhe mora vesh që ne ia kemi futur kot, se nuk paska një gjë të tillë.

-Ilir Meta: Për të bërë debate false, bëjmë sa të duam, por nuk zgjidhim gjë.

-Edi Paloka: Unë tani po e marr vesh që qenkan false. Unë deri tani nuk kisha marrë përgjigje, prandaj bëra pyetjen. Ne kështu na ishte thënë. Jemi marrë vesh, të paktën, me Partinë Socialiste. Me LSI-në nuk na është thënë…

-Ilir Meta: Po u more vesh me PS-në, ne symbyllazi votojmë, vetëm ju të merreni vesh. Për ne nuk ka problem.