Zbulohet misteri i numrit 100 në aplikacionin WhatsApp

Aplikacioni me i perdorur deri me tani nga njerezit, WhatsApp, ka një emoji që shumica nuk e përdor, por ka një kuptim që njerëzit nuk e dinë dhe është shifra me numrin 100.

Kur e shihni atë, do t’ju duket e çuditshme dhe ju do të pyesni se për çka është përdorur. Disa e përdorin kur urojnë për ditëlindje “edhe 100 vite të lumtura”.

Por në të vërtetë, kjo ikonë ka një kuptim tjetër. Ajo përdoret nga përdorues të shumtë në botë, për të treguar se diçka ka shkuar për bukuri. Në Japoni ajo përdoret për të pasqyruar një rezultat të përsosur në disa teste. Mund të shprehet edhe kur personi është “100 për qind i sigurtë”.