Zbulohet oligarku i Ramës që nën tytën e pi.stoletave bën te.rror dhe gr.abit pronat në Jalë

Oligarku i Ramës, Alban Xhillari, nën tytën e pistoletave dhe nën emrin e kryeministrit, po ushtron terror dhe po grabit pronat në bregdetin e Jalës.  Ky është denoncimi i një qytetari, publikuar nga ish kryeministri Sali Berisha.

Berisha thotë se ky shkaku i terrorit të Edvinit në kadastrën e Vlorës.

Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha

“Grabit bregun e Jalës duke përdorur si mashë famozin Lame dhe emrin e Edvin Hajdutit! Zbulohet shkaku i terrorit të Edvinit në kadastren e Vlorës! Qytetari dixhital akuzon rëndë Xhillarin si grabitës të dhunshëm të brigjeve të Jalës”, shkruan ish kryeministri Berisha, ndërsa më pas publikon edhe mesahzhin e qytetarit digjital.

“Z. Berisha Jam nje punjose e kadastres vlore prej nje muaji zyrat e kadastres te vlores jane nen teror dhe nje presion nga drejtusi pergjithshem Artan Lame me kercenime largimesh nga puna dhe detyrim per te dhene doreheqje nga puna e cila pasoj dhe me doreheqjen e dr. Flori Alimadhi, dhe me shkarkimin sot zv.dr Klodjan Troci dhe nje nr te tjere juristash emrat e te cilve priten te vine neser per largim nga puna. E gjithe kjo vetem e vetem per arsye se punjosit e kadastres te gjithe ne bllok kane refuzuar ne menyre te ligjshme zbatimin e nje urdheri flgrant me ligjin qe bene te mundur bllokimin e pronareve te ligjeshem te nje prone te fituar me vendim Gjykate te formes te prere. E gjithe kjo per te farorizuar mashtrusin dhe fallsifikatorin ALBAN XHILLARi i cili nen kercenimin e armeve dhe duke perdor direkt emrin e kryeministrit ka terorizuar gjithe banoret e vunoit dhe ka pervetsuar gjithe bregun e jales. Doktor te lutem na ndihmoni jemi familjar dhe jemi ne halle nga nje ane Artan lamja qe do na heqi buken e femijve per mos zbatimin e urdherit te tij te paligjshem dhe nga ana tjeter burgu nqs do e zbatojm kete urdher, cdo fjal nga keto qe ju kam shkruajtur jane te verifikushme,me besimin te ju per te ruajtur anonimitetin”