Zbulohet pse Rajmonda Bulku do shembjen e teatrit: Ja si qeveria blen energji nga HEC-et e saj

Në betejën anti-qeveri, për të mbrojtur Teatrin Kombëtar, nga gllabërimi i truallit prej kullave të oligarkëve të pushtetit, nuk janë përfshirë një pjesë aktorësh, të cilët po “aktrojnë”, në mbeshtetje të skenarit të Edi Ramës e Erjon Veliajt, për shkatërrimin e kësaj qendre kulturore-historike dhe ndërtimin e një Teatri të ri brenda kullave, futur mes dyqaneve, restoranteve, kafeneve, suitave, hoteleve, moteleve e apartamenteve të banimit.

Ashtu si babë e bir Luftar dhe Gazmend Paja; edhe Rajmonda Bulku, rolin “Anti-Teatër”, po e luan me shpërblim nga qeveria “Rama”, sipas një kontrate biznes-tregu energjie elektrike për konsum masiv, të prodhuar nga 2 HEC-et e saj në lumin Bënça të Tepelenës, sipas Vendimit të Entit Rregullator të Energjisë (ERrE) Nr. 4, datë 25.01.2011 e në vazhdim, për licensim shitje-blerje enegjie nga KESH e CEZ, prej 5 vitesh OSHEE.

Dy koncesionet e HEC-ve të ish-deputetes së PD, aktores Rajmonda Bulku, tashmë mbështetëse e kupolës “Rilindja” për koncesionet tek kullat që do rrafshojnë Teatrin, janë ndërtuar sipas Kontratës Kontratës Nr. 226 Rep., Nr. 116 Kol., datë 16 qershor 2009, të firmosur nga Sali Berisha dhe kunati i saj, ish-ministri Ekonomi-Energjisë, Genc Ruli.

Këto dy HEC-e, që aktualisht kanë kosto 25 milionë euro, aktorja Rajmonda Bulku i ka marrë pa asnjë qindarkë nga shteti me gjithë truall (falas), në emër të firmave “Ferrar shpk” e “Alfa Projekt-2006-shpk”, 100% pronë bashkëshortit të saj Fatos J. Pashko, me emrin koncesionar “Ferrar Energy” për ndërtim: “HEC-BENÇA”, me fuqi 1735 KË e prodhim vjetor 9 milionë e 850 mijë KËH dhe “HEC-TEPELENA”, me fuqi 3670 KË e prodhim vjetor 20 milionë e 490 mijë KËH, ose me prodhim total 30 milionë e 340 mijë KËH.

Për të mos patur shqetësime, kunati Genc Ruli, ia ka hartuar kontratën e dy HEC-ve, vetëm me 1 (një) aksioner (pronar) që është burri i aktorës Rajmonda Bulku, megjithëse kjo është shkelje ligji dhe nuk duhet regjistruar në QKB e nuk duhet licensuar nga shteti, për prodhim e shit-blerje energjie.

Sa erdhi në pushtet, Edi Rama i vërsuli deputeten Ermonela Felaj, për të kërkuar në parlament, heqjen e licensës dhe sekuestron e 2 HEC-ve të Rajmonda Bulkut; e cila bëri Kërkesë-Padi penale në gjykatë ndaj deputetes Felaj: “Për shpifje”, por pasi humbi disa shkallë gjykimi, palët heshtën dhe deputetja Felaj e qeveria “Rama”, kërkuan falje ndaj aktores Bulku e u pushua çështja, gjë të cilën e provon Vendimi Nr. 4, datë 04.07.2011 i Gjykatës e Lartë.

Këtë “paqe” me Bulkun dhe Pashkot; kryeministri Rama e vazhdoi dhe po e vazhdon, me lënien në fuqi të Kontratës Koncesionare Nr. 226 Rep., Nr. 116 Kol., datë 16 qershor 2009 dhe të Vendimit të Entit Rregullator të Energjisë (ERrE) Nr. 4, datë 25.01.2011, për licensë prodhimi e shitje energjie elektrike në KESH, OST e OSHEE./Pamfleti