Zbulohet skenari i socialistëve për Bashkinë Shkodër, ja çfarë rrezikohet

Projekt buxheti i bashkise Shkoder rrezikon te shtyhet per ne vitin 2020. Socialistet shkodrane kane gati skenarin lidhur me dokumentin me te rendesishem te metropolit verior. Duket se hapi i pare do te shkoje drejt deshtimit pasi dhjetori po afron dhe ende asgje nuk eshte gati si nga stafi i administrates se bashkise, ashtu edhe nga keshilltaret socialist te bashkise.

Burime per shkodranews bejne me dije se me gjasa ne dhjetor keshilli bashkiak do te kerkoje nje relacion te detajuar nga Voltana Ademi, por meqenese kjo e fundit ka refuzuar pjesmarrjen me gjasa do te ja faturoje kete barre nje prej nenkryetareve. Te gjendur perballe kesaj situate te zgjedhurit socialist do te refuzojne miratimin e kesaj pike dhe keshtu projekt buxheti 2020 do te shtyhet ne fillim vitin e ri per tu miratuar.

Do te duhet te shihet se cilat jane prioritetet qe ka vendosur bashkia dhe a perputhen ato me pritshmerite e socialisteve te cilet nga ana e tyre kane te tjera pritshmeri. Debatet e mbledhjes se fundit dhane sinjalin se mes bashkise dhe keshillit bashkiak gjerat nuk do te jene aq te lehta sa mund ti kete parashikuar Ademi dhe stafi i saj qe prej muajsh po mundohen ta orientojne buxhetin drejt interesave te tyre personale. Dhjetori do te jete vetem muaji i surprizave por edhe i leximit real per te kuptuar realisht se ku qendron ne kete mes Ademi dhe a jemi ne kushtet e nje bashkepunimi te fshehur me keshillin sic po perflitet prej kohesh./ShkodraNews