Zbulohet skenari, Voltana jep urdhrin në bashki: Ja çfarë duhet të bëni me 13 gusht

13 gushti është data më e mundshme që Valdrin Pjetri të marrë zyrtarisht detyrën e kryetarit të bashkisë Shkoder. Ndërsa janë ngritur aludime të shumta mbi këtë proçes, por edhe mënyrën se si do të sillet Voltana Ademi atë ditë, në pah kanë nisur këto orë të dalin skenarët e mundshëm të kalimit të pushtetit. Nuk do të ketë protestë nga zyrtarët e bashkisë dhe vetë Ademi, sepse kjo e fundit po i druhet jo pak reagimit të qeverisë dhe vetë kryeministrit Rama, por në të njëjtën kohë edhe stafi është deklaruar haptazi kundër një kërkese të mundshme të kësaj të fundit për proteste, pasi nuk duan të identifikohen nga kryebashkiaku i ri si “rebelet” e një pushteti që po perendon.

“Të gjithë duhet të dilni në punë normalisht, si cdo ditë tjetër dhe të mos ketë asnjë veprim ndryshe”, mesohet të jetë urdhëri i ri i Ademit për vartësit. “Nga ana tjetër nëse jashtë mjediseve të bashkisë duan të protestojnë le ta bëjë partia demokratike dhe mbështetesit tanë, por ne duhet të veprojmë si një ditë normale pune, sepse e tillë është për ne. Do të zbatojmë vetem dekretin e presidentit asgjë më shumë” ka vijuar ajo më tej.

Por cfarë nënkupton me këtë skenar Ademi që nga burime për Shkodranews mësohet se ka vijuar më tej, pasi ajo ka porositur strukturat e selise blu që ta ndërmarrin si në Devoll, apo bashki të tjera të djathta protesta, e të bëhen pengese që kandidati Pjetri me stafin e tij të hyjë në bashki.

Zhvillime interesante janë këto aq më shumë për Shkodrën, bastionin e partisë demokratike që bie për herë të parë pas 30 vitesh. A do të prese Valdrin Pjetri që sapo të kalojë ora 16.00 dhe Ademi të kyçe dyert ai t’i hapë me forcë, apo mes palëve do të gjendet konsensus por tu bërë një kalim i butë pushteti? Eshtë kjo pikëpyetja e madhe, por për të dy skenarët socialistët janë të përgatitur, pasi për hapje të dyerve tashmë janë bërë ekspert dhe natyrisht kur flitet për Shkodrën që po e presin me padurim, loja bëhet edhe me intriguese./ShkodraNews