Zbulohet tallja e re e Edi Ramës me shkodranët, ja si i mashtron me ca foto që dihet mirë çfarë fshehin

Ka zgjedhur nje segment rruge e cila u shemb ende pa kaluar muajt e pare te perfundimit te investimit, e qe firma u detyrua ta ribente, qe publikisht Edi Rama te tallet serish me shkodranet.

Ai deklaron se pas 30 vitesh rruga e rikonstruktuar po shkon drejt perfundimit, por ne fakt te gjithe e dijne qe kjo eshte nje e pavertete e madhe.

Ne mbi 900 metra te fshatit Berdice nuk punohet dhe rruga eshte e rrethuar nga banoret qe nuk lene as firmat te kalojne dhe askend tjeter.

Shkak jane kompensimet per token qe si qeveria dhe bashkia Shkoder nuk e kane kryer edhe sot pas 2 vitesh nga nisja e nderhyrjes.

Rruga ne fakt do te duhej te kishte perfunduar pa nisur sezoni turistik i ketij viti, ku drejtuesit e automjeteve po perballen me trafik e kaos dhe nje rruge gjysmake. Sa per kujtese te kryeministrit dhe ministrise se linjes, rruga u premtua te behej me peme ne dy krahet e saj dhe me sinjalistike moderne, apo te shmangte gjene e gjalle ne kete rruge, qe ende edhe sot vijon te levize ne te.

Por te gjitha jane kryer ne forme gjysmake, e sot rruga qe do te duhej te ishte ne sherbim te turizmit dhe ti nderronte faqen Velipojes turistike, lengon.

E paperfunduar dhe e mos finalizuar deri ne qender te plazhit, ajo ngjan si nje arnim qe qeveria e beri me me finese por asesi nuk mund te quhet e perfunduar dhe me standarte, sic e kerkon nje rruge qe ne sezon turistik perballon mbi 200 mije pushues, pa llogaritur familjet qe kane shtepite ne 3 njesite administrate qe pershkon ky segment./ShkodraNews