Zbulohet thirrja, Rama takim urgjent me kandidatët për kryetar bashkie

Zgjedhjet lokale tashmë janë tek dera.

E ndërsa opozita ende nuk është pjesmarrëse në to, kryeministri Rama po mendon për fushatën.

Ai do të mbledhë të shtunën kandidatët për kryetarë për 61 bashkitë e vendit.

Mbledhja e thirrur nga kreu i PS do të zhvillohet të shtunën në ambientet e selisë së kësaj partie në orën 11:00 të paradites. Ndërkohë po të shtunën e kaluar Rama zyrtarizoi emrat e 61 kandidatëve.

Ky takim i tyre me kryeministrin Rama vjen pak ditë para nisjes zyrtare të fushatës elektorale, ndërsa nga ana e Partisë Demokratike dhe LSI nuk është rregjistruar asnjë kandidat.